Disa ditë pas vrasjes së 47-vjeçarit shqiptar, Ilir Dervishi, autori i vrasjes Miri Gurra ka dalë para gjykatës ku edhe aty ka vazhduar të mbajë heshtje dhe të mos tregojë arsyet se pse vrau bashkatdhetarin e tij. 34-vjeçari që nga momenti i arrestimit i cili u krye të dielën e deri më sot nuk ka pranuar të tregojë arsyen se pse vrau Dervishin. Ai goditi disa herë më kaçavidë 47-vjeçarin i cili humbi jetën për shkak të plagëve.