Pas ngjarjes së ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Kashar ku mbeti I vrarë 57-vjeçari Petrit Ndou, policia krahas autorit Andri Vokrri ka prangosur edhe dy shokët e tij, Lorenc Gogën 26-vjeç dhe 23-vjeçarin Fatjon Kulla. Sipas uniformave blu ata kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur mes autorit dhe viktimës dhe nuk kanë raportuar për krimin. Në dëshminë e dhënë autori Andri Vokrri tha se nuk donte ta vriste Petrit Ndoun por situata i doli jashtë kontrollit.