Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg Ludian Zaimin, personin që qëlloi 6 herë me armë zjarri kolegun e tij Caush Saliasi në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. Ngjarja u shënua në muajin maj të vitit 2022, ku autori Ludian Zaimi qëlloi kolegun e tij, në momentin që efektivët po ndryshon trunet. Ndonëse Caush Saliasi u dërgua menjehërë në spital, ai ndërroi jetë në sallën e operacionit teksa po I nënshtrohej një ndërhyrje.