Burg përjetë vendosi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm për Mexhit Picarin, i cili në muajin qershor të vitit 2021, vrau me armë zjarri ish dhëndrin dhe la të plagosur avokatin e tij. Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që në muajin korrik dënoi me 30 vite burg vajzën e Picarit, Dhurata Saliajn dhe vendosi 4.6 vite burg për të, për krijimin e kushteve për vrasjen e Kudret Saliajt. Togat e zeza rrëzuan akuzën e bashkëpunimit në vrasje.