Disa ditë më parë qyteti I Durrësit u trondit nga një vrasje , ku 35 vjeçari Ilir Koçilija I mori jetën një bashkëqytetari pasi e goditi me thikë. Sot Ilir Koçilja është shfaqur me një fletore në dorë para gjykatës në seancën e masës së sigurisë ndaj tij. Gjatë kohës që është pyetur në seancë ai ka bërë dhe disa deklarata të forta ku është shprehur: “Jam fitues i tenderit. Jemi kërcënuar disa herë nga Halil Koka unë dhe familjarë të mi, xhaxhai. Kërkoj masë të butë pasi kam qenë i pirë dhe nuk e dija që ka vdekur. Të hapen kamerat.” “Më tërhoqi. Më shau e më gjuajti. Më gjuajti edhe me gur dhe pastaj erdhi dhe shoku i tij për të më gjuajtur. Aty u ktheva dhe përdora biçakun që kisha me vete. Nuk e dija që ka vdekur. Nuk i kam parë lajmet.”