Autori i vrasjes së dyvëllezërve në Malishevë të Kosovës ka rënë në prangat e policisë. I arrestuari, Astrit Isufi ishte në arrati që nga momenti i ngjarjes ku të vrarë mbetën dy vëllezërit Driton dhe Naim Morina. Ai është gjetur i plagosur nga policia gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje.Pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klimike Universitare të Kosovës.