Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili pretendonte se ndaj tij ishte zhvilluar një process jo të rregullt ligjor, pasi nuk ishte pranuar gjykimi i shkurtuar. Sokol Mjacaj, i riu që vrau dy turistë çekë gjatë tentativës për t’i grabitur, do të qëndrojë përjetësisht prapa hekurave. Ai humbi betejën e tij të radhës në përballjen me drejtësinë shqiptare, e këtë herë me Gjykatën Kushtetuese, të cilën e kishte vënë në lëvizje tetorin e 2022.