Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e vrasjes së 36-vjeçarit Dalan Alliaj. Pas pesë orësh kërkime intensive me përdorim edhe të dronit, uniformat blu bën të mundur rreth orës 01:05 të mëngjesit në zonën të kësaj të diele kapjen e 32-vjeçarit Bertil Alliaj, I shpallur në kërkim dhe për masakrën e Çolës ku është dënuar nga gjykata me 35 vite burg. Po ashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një pistoletë “Beretta FS92” me 10 fishkë me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen.