Është gjetur i pajetë mëngjesin e të dielës autori i vrasjes makabër të ndodhur një natë më parë në fshatin Zëmblak të Korcës. Gjergj Mullalli, tronditi zonën mbrëmjen e të shtunës pasi vrau gruan e tij luizën dhe më pas e hodhi trupin e pajetë të saj në gropën e ujërave të zeza. Pas një operacioni intensiv kërkimi, policia, sipas burimeve, e ka lokalizuar autorin e vrasjes në një banesë të braktisur në fshatin zëmblak. Menjëherë pasi ka konstatuar se ishte i rrethuar, 55 vjecari ka hapur disa herë zjarr ndaj policisë dhe pas disa thirrjeve për tu dorëzuar, është vetëvrarë.