Ushtria izraelite tha të mërkurën se ka vrarë rreth 90 persona të armatosur dhe ka arrestuar 160 veta, gjatë një operacioni në spitalin Shifa në Rripin e Gazës. Al Shifa, spitali më i madh i Rripit të Gazës para luftës, tani është një nga komplekset e pakta të kujdesit shëndetësor që është pjesërisht funksional në veri të territorit, dhe gjithashtu strehë e civilëve të zhvendosur.