Top News – Vrau 9 shqiptarë/ Serbia dënon ish ushtarin jugosllav
10/12/2020 17:02

Gjykata e Lartë në Beograd vendosi dënimin e Boshko Soldatovicit me 15 vjet burg për vrasjen e nëntë civilëve shqiptar 11 nëntorin e vitit 1991, në qytetin kroat të Bogdanovcit, jo shumë larg Vukovarit. Organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila merret me krimet e luftës, vlerësoi se dënimi ishte i drejtë dhe i përshtatshëm për peshën e veprës së kryer. “Gjykimi nisi në 16 janar 2020 dhe përfundoi në 8 dhjetor 2020, me miratimin e vendimit të shkallës së parë, çka e bën këtë procedurë shumë efikase dhe njëkohësisht një shembull të gjykimit brenda një kohe të arsyeshme. Deri më tani, kjo është procedura me e shpejte e shkallës së parë në Serbi dhe kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Fondi në një deklaratë të tij. Prokuroria e Krimeve të Luftës e ngriti në 12 dhjetor 2018, aktakuzën kundër Soldatovicit, një anëtar i Policisë Ushtarake të Brigadës së Dytë të ish-Ushtrisë Jugosllave (JNA).Bazuar në dëshminë e bashkëluftëtarëve të Soldatoviqit, gjykata vërtetoi se ai i kishte kryer vrasjet e shqiptarëve. Fondi për të Drejtën Humanitare kujtoi në deklaratë se Prokuroria e Krimeve të Luftës në korrik të vitit 2019 ngriti padi penale kundër komandantit të JNA-së, Dushan Lonçar për krime në Bogdanovc, sepse si komandant i brigadës, anëtar i të cilit ishte Soldatovic, ai nuk bëri asgjë për të përcaktuar se kush vrau civilë, megjithëse ishte i pranishëm fizikisht në Bogdanovc. Deri më sot, Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim kundër Lonçarit.

Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
DIGITALB DIGITALB