Gjykata e Fierit ka lënë në burg pa afat Xhuliano Mihaj, autor i vrasjes së 24-vjeçarit Xhimi Bakaj. Ai doli pasditen e së dielës para trupit gjykues me gjyqtar Vladimir Cjapin dhe avokat Niko Bega për t’u njohur me masën e sigurisë. 39-vjeçari Xhuliano Mihaj ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier nën masa të rrepta sigurie.