Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë në Ferizaj ku një 29-vjeçar vrau gruan e tij 18 –vjeçe, Marigona Osmani, me të cilën kishte vetëm dy muaj martesë, sipas dajës së viktimës, i cili u shpreh për Gazetën Ekspres, se për dhëndrin nuk u kishin folur aspak mirë, megjithatë lidhja mori “bekimin” e familjes. Mediat në Kosovë kanë zbuluar të kaluarën e errët të të të riut, Dardan Krivaqa që çoi të vdekur në spital 18-vjeçaren në Ferizaj. Vjedhje, kanosje, plagosje janë disa nga akuzat qw kanw rënduar mbi autorin, sipas organit të akuzës së Ferizajt.