SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e Emiljano Shullazit. Ata akuzohen pwr vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Të gjithë anëtarët janë marrë të pandehur, teksa SPAK ka ngritur akuzat e "Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal", “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.