Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se vetëm gjatë periudhës janar tetor, mbi 80% e viktimave të dhunës kanë qenë gra. Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Osmani tha se vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse institucionet do të vepronin shpejt, duke shtuar se duhet punuar më shumë në këtë drejtim.