Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehuri Plaurent Dervishaj në mungesë. Seanca e radhës u caktua për në datën 20 shkurt. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.