Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, ku 2 prej tyre akuzohen për mbatje të ambienteve për prostitucion, vrasje si dhe për shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i këtyre shtetasve erdhi si pasojë e sigurimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve, në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Durrësit.