I penduari i drejtësisë, Artan Tafani vijoi rrëfimin e tij para gjykatës së posaçme, ku në seancën e kësaj të mërkure rrëfeu një tjetër krim të kryer me urdhër të kreut të bandës, Laert Haxhiu. Tafani vijoi dëshminë për vrasjen e 35-vjeçarit Albi Bashaliu, ngjarje e ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2021 në Peqin.