Arrestohet nga policia italiane 47-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e së enjtes vrau me thikë Nazzareno Paolo Teti, 52 vjeç, në zonën Via Borghesiana në Romë. I arrestuari dyshohet se ka goditur në qafë viktimën, e cila po qëndronte në rrugë dhe më pas ka ikur. Sipas mediave italiane, motivi i krimit thuhet se është xhelozia e burrit shqiptar për marrëdhënien sentimentale që kishte krijuar gruaja e tij me viktimën. Hetimet, të kryera menjëherë pas ngjarjes nga ekipi hetimor i Romës, falë ndihmës së kamerave dhe dëshmive të drejtpërdrejta, të vërtetuara nga prova të ndryshme, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër.