Një 40 vjeçar u vra me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Babrrusë në Kamëz .Viktima Hajdar Ismailgeci u gjet I shtrirë në rrugë I pajetë nga kalimtrë të rastit që njoftuan policinë. Drejt vendgjarjes shkoi me shpejtësi dhe një ambulancë ku nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë u konstatua se ai ishte goditur me mjet prerës. Ende nuk dihet shkaku I ngjarjes, ndërsa hetuesit mblodhën provat rreth vendngjarjes si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe identifikimin e autorit.