Një vrasje me thikë dhe një plagosje me armë zjarri ndodhën në Tiranë këtë të premte në harkun kohor të pak minutave. Egli Pashollari, 31-vjeç, i njohur dhe si mik i Emiljano Shullazit, mbeti I vdekur pas një sherri me thika të ndodhur në rrugën Kongresi I Lushnjës. Ngjarja ndodhi rreht orës 15:40. Viktima u sulmua nga dy vëllezër, ndërsa e pranishme me ta dyshohet se ishte dhe e motra, që sipas dyshimeve paraprake, mendohet se 31-vjeçari e kishte ngacmuar.