Një anëtar I grupit mafioz Skaljar u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur në pjesën e kokës dhe kraharorit, në një fshat pranë Podgoricës. Trupi i viktimës u gjet nga një banor i zonës, i cili ishte duke u kthyer në fshat dhe evidentoi trupin e pajetë dhe të djegur. Policia arriti ta identifikonte viktimën nga tatuazhet që kishte në këmbë, në parakrahun e djathtë dhe në qafë.