Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë të tij, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine. Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetëra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca.