Vëllai i 37 vjecares, Jetlira Elezi, që u masakrua me thikë nga personi me të cilin bashkëjetonte, një ditë më parë, ka kërcënuar se do të hakmerret për të motrën. Në një postim në facebook, vëllai i viktimës i është drejtuar autorit, Ramis Mici, duke e paralajmëruar se vrasja e të motrës do të paguhet me jetët e familjarëve të tij. Ai thotë se nuk do të gjejë dot paqe dhe nuk do të mundet të shkojë as te varri i të motrës, pa vrarë katër pjesëtarë të familjes së autorit.