Të shtëna kallashnikovi u dëgjuan mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër, ku u ekzekutua Nazmi Bandulla, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai rezulton në dosjet policore i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, duke filluar nga vrasje e deri në trafikim vajzash për prostitucion. Nazmi Bandulla ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit, vetëm pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, në momentin kur një automjet kaloi pranë vendit ku ndodhej 55 vjeçari dhe e qëlloi nga xhami i makinës me breshëri plumbash. Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja, duke lënë pas vetëm gëzhojat dhe njollat e gjakut.