Policia njofton se ka zbardhur dy ngjarjet e rënda të ndodhur përgjatë ditës së enjte në Kamëz dhe Babrru, ku një 40 vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë, ndërsa tre adoleshentë u plagosën në një tjetër sherr me armë të ftohta pranë gjimnazit Ibrahim Rugova. Në lidhje me vrasjen e 40 vjeçarit Hajdar Ismajlgeci pranë shkollës Azem Hajdari në Babrru, mbrëmjen e së enjtes, policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar nga dëshmitë e mbledhura prej banorëve të zonës.