Një nga pistat e hetimit të policisë lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, është hakmarrja nga fisi Palaj. Hakmarrja daton që prej vitit 2000, kur vrasin vëllanë e Ardian Nikulajt. Pas kësaj ngjarje, dy anëtarë të familjes Palaj po ashtu mbesin të vrarë. Ngjarja sot e kësaj dite ka mbetur mister dhe nuk ka asnjë persona të arrestuar. Hakmarrja mes dy fiseve, dyshohet se coin ë vrasjen e biznesmetit 55 vjecar këtë të mërkurë brenda lokalit të tij në Shëngjin. Teksa grupi hetimor ka shtrirë dyshimet në këtë pistë, kontrolle të shumta janë ushtruar në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por asnjëeri nga aëntarët nuk është gjetur në shtëpi në momentin e kontrolleve. Nga kontropllet në sistemin TIMS, rezulton se familja Palaj ndodhet jashtë vendit prej disa vitesh. Por, kjo nuk përjashton mundësinë e urdhërimit të vrasjes.