Rusia ka fajësuar një agjent të shërbimit të sigurisë ukrainase për një shpërthim me bombë që vrau Darya Dugina, një analiste politikë dhe vajza e ideologut të shquar ultranacionalist Alexander Dugin. “Vrasja e gazetares Darya Dugina është zbardhur, ajo është përgatitur nga shërbimet speciale ukrainase, nga një shtetas i Ukrainës”, tha në një deklaratë shërbimi rus i sigurisë. Sipas FSB, sulmuesja kishte mbërritur në Rusi më 23 korrik 2022, së bashku me vajzën e saj të vogël, raportoi TASS. Dyshja morën pjesë në festivalin pranë Moskës të shtunën, ku Dugina ishte një mysafire nderi. FSB tha se pasi shpërtheu nga distanca e