Zbardhja e vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Treviso të Italisë nga i mituri më të cilin kishte një lidhje intime, i ka dhënë direktiva policisë italiane, e cila është në prag të zbulimit të një rrjeti më të gjerë prostitucioni me fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 21 janar të këtij viti, dhe u zbardh disa javë më vonë, kur policia gjeti mesazhe në telefonin e viktimës me autorin. Këto mesazhe si dhe dëmtimet në duar që mori gjatë momentit të krimit bënë që i mituri të binte në prangat e policisë italiane, i cili po hetohet nën akuzën e vrasjes.