Top News- Vrasja e shqiptares në Itali/ Dëshmon bashkëshorti- Donte të më helmonte fëmijët
16/06/2025 14:02

Një vrasje në familje është shënuar mbrëmjen e të shtunës në Tolentino të Italisë. Një shtetase shqiptare, Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 banues në zonën e Perugias. Sipas hetimeve, Nikollaq Hudhra pasi kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeç, ishte nisur më një skuter, për tu mos vënë re nga ish bashkëshortja e tij, dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit, ku ndodhi dhe vrasja. 45-vjeçarja, punonte si kujdestare, ishte duke folur në telefon në momëntin kur u sulmua. Sipas mediave italiane, Hudhra e qëlloi me thikë rreth 10 herë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, të cilën e kishte fshehur më parë nën rrobat e punës. E gjithë skena u filmua nga disa dëshmitarë përmes banesave përreth, ndërsa 55 vjeçari pas aktit të rëndë, u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizur. Pasi kreu vrasjen, mësohet se u tha dëshmitarëve, se ajo ishte gjëja që duhet të bënte, dhe se tashmë mund të telefononin policinë. Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”. Madje ai tha se ish bashkëshortja: “Donte të helmonte fëmijët dhe atë.” Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më pare. Në makinën e tij u gjetën edhe thika të tjera. Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje të paramenduar. Hetuesit po vlerësojnë nëse do të kërkohet edhe një ekspertizë psikiatrike për autorin e rrëfyer të krimit.

Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21
Top Channel/ Berisha mbledh grupin parlamentar, porosi deputetëve: Bëni anëtarësime të reja
01/04 14:07
Top Channel/ Ministre e Arsimit, Kumbaro: Është një angazhim jo vetëm ligjor, por edhe…
01/04 14:06
Top Channel/ Ministër i Bujqësisë: Karburanti është një koncept që është dhënë nëpërmjet një…
01/04 13:56
Top Channel/ Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: OSHEE është në fazën e shpalljes së…
01/04 13:47