Pas një seance të gjatë me argumente dhe kundërargumente, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm mbylli seancat e dëgjimit të palëve dhe caktoi datën 1 korrik për të dhënë vendimin në lidhje me Arbër Paplekajn, i dënuar nga gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të prillit 2021.