Gjykata e Tiranës ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, palestinezin 49-vjeçar që akuzohet se vrau vajzën e tij 22-vjeçare në Tiranë. Ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të vitit 2025. Vendimi u mor, pasi autoritetet e Libanit vendosën të refuzonin kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij. 49-vjeçari u arrestua në prill të vitit të kaluar. Por përmes një shkrese ministria e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin, Kështu gjykata vendosi të deklarojë arratisjen pasi masa e sigurisë arrest me burg nuk mund të ekzekutohet.