Autoritetet franceze thanë se kanë nisur operacione të reja, në lidhje me vrasjen e një mësuesi francez nga një islamist i dyshuar. Mësuesit të historisë, Samuel Paty, iu pre koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior, nga një 18-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.