Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Tre të dyshuarit u arrestuan më 30 nëntor, pas zbardhjes së detajeve nga ngjarja që fillimisht u shfaq si tentativë grabitje.