Seanca gjyqësore ndaj të akuzuare Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridona Ademaj, është shtyrë për në 22 dhjetor (2025) në orën 09:30. Gjykata ka njoftuar se arsyeja e shtyrjes mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla po gjykohen për vrasje të rëndë. Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.