Hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër 2 ditë më parë pranë banesës së tij kanë pasur një kthesë të fortë. Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka përjashtuar nga hetimet për vrasjen e Ismet Çekorjes, pistën e hakmarrjes nga ana e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 gushtit.