Shefi i policisë japoneze, Itaru Nakamura, ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke marrë përsipër përgjegjësitë në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe në fillim të korrikut. Këtë e bëri të ditur vetë Nakamura, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Policisë, në konferencën për shtyp të mbajtur mëngjesin e 25 gushtit, mbi rezultatet e hetimit për mangësitë e sigurisë gjatë mitingut elektoral të mbajtur nga ish kryeministri Abe në Nara.