Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e kësaj të marte me gazetarët, shprehu ngushëllimet për vrasjen në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, teksa përsëriti akuzat ndaj qeverisë. Sipas Berishës, ngjarja e të hënës është dëshmi e dështimit të sistemit të drejtësisë. SINK Me vetingun gjueti shtrigash, të bazuar në korrupsionin gjysmë dhe 1 milion euro pagesa në Shqipëri, sot për shkak të vakuumit që solli ky proces është krijuar një stok prej 230 mijë dosje. Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite.