Policia dhe Forcat Renea vazhdojnë kërkimet në fshatin Sulaj dhe Pojan për ndalimin e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja. Sakaq në të gjithë qarkun e Fierit dhe akset rrugore lidhëse me të janë ngritur pika kontrolli, ndërkohë po kryhen kontrolle edhe nga ajri me dron për lokalizimin e Azgan Mernicës.