Ka dalë përpara gjykatës Klajdi Dokoli, personi i cili ka bashkwpunuar nw vrasjen e babë e birë, Nezir e Gentian Beqiri në 15 gusht të vitit 2012. Përpara trupës gjykuese Dokoli është shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e dy pesonave në fjalë, duke shtuar se nuk ka pasur njohje me Gentianin. I pandehuri ka shtuar se ditën që ka ndodhur vrasja e babë e birë, ai nuk ka qenë në shtëpi pasi kishte pësuar një aksident me motor.