Dy persona mbetën të vrarë mbrëmjen e së mërkurës në komunën e Pejës, pas një shkëmbimi zjarri mes tyre. Ashtu siç u konfimua pas ngjarjes, viktimat janë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati po i PDK-së për Deçanin në 2017, Blerand Kadriaj, shkruan Gazeta Express. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Ngjarja e rëndë ka vënë në lëvizje strukturat policore dhe prokurorinë në kosovë dhe hetimi ka arritur të zbardhë dinamikën e asaj që ka ndodhur.