Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia katër të arrestuarit që u vendosën në akuzë për moskallëzim krimi për vrasjen e dyfishtë që tronditi Manzën. Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, u lanë në masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, ndërsa hetimet vijojnë.