Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona, pas zbardhjes së dinamikës së konfliktit të armatosur që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Manzë të Durrësit, ngjarje që la pas dy viktima. Fillimisht u raportua vetëm për përplasje mes autorit Daniel Pepa dhe kamerierit, ndërsa këtë të enjte, pas dinamikës së ngjarjes është bërë i mundur identifikimi i të gjithë personave të përfshirë dhe roli që kanë patur në ngjarjen e rëndë. Të arrestuarit janë Erald Cani, Ergi Kadiu, si dhe vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.