Megjithë provat e policisë dhe të prokurorisë dy vëllezërit Rrushi, Fredi dhe Pajtimi nuk e kanë pranuar vrasjen e biznesmenit të inerteve në Tiranë, 43 vjeçarit Ruzhdi Hoxha. Me pretendimin e kishin mik dhe nuk kishin arsye për ta vrarë, dy vëllezërit, kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit e cila ende nuk ka caktuar datë se kur do të mbahet seanca.