Kanë kaluar vetëm pak ditë nga aksidenti i rëndë tek mbikalimi i Patokut ku 54 vjecarja Lule Dedaj humbi jetën, dhe policia endë nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen. Katër ditë pas ngjarjes, motra e viktimës Leonora ka folur për Top Channel dhe kërkon nga policia të zbardhet ngjarja, për të kuptuar se cfarë ndodhi me motrën e saj.