Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra” dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi Visar Cengu. Sipas prokurorisë speciale, Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.