10 muaj nga vrasja e 20 vjeccarit Pavlin Preka në fshatin Guce e Re, prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me policinë kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë vendosur në pranga dy autorët e dyshuar. Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku dyshohen nga autoritetet se morën pjesë në vrasjen e të riut, ngjarje që ndodhi në oborrin e banesës së tij në 27 shkurt të këtij viti.