Policia njoftoi arrestimin e katër të rinjve, të dyshuar si autorë të vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, në ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e vona të së dielës në zonën e Shkozës në Tiranë. Policia njoftoi se të rinjtë u arrestuan në zonën e Farkës, ndërsa po merr dëshmitë e para të tyre për të mësuar se cili ka qenë personi që goditi me thikë në gjoks, 18-vjeçarin Aurelio Dervishi.