Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi tipik mafioz në Laç ku mbeti viktimë Xhelal Reçi. Ish-efektivi ishte duke shkuar tek bizneset e tij, kur mëngjesin e kësaj të hëne u ekzekutua me armë zjarri. Policia ka ndërtuar dhe dinamikën e ngjarjes, pas ekspertizës në vendngjarje dhe një prej elementëve që mund të ndihmojë hetimin janë kamerat e sigurisë.