Dy janë personazhet e krimit në Shqipëri, të cilët nuk kanë asnjë kontakt me familjarë, të afërm, apo të njohur të tyre jashtë qelisë. I pari është i riu vlonjat që u kthye në një vrasës të pashpirt, Ridvan Zykaj. Ai u mori jetën 8 të afërmëve të tij në Selenicë, duke i ekzekutuar me kallashnikov, ngjarje që bëri mjaft bujë dhe që prej vitesh nuk kishte ndodhur që në Shqipëri në një ngjarje të vetme të regjistroheshin kaq viktima.